Skarlatina, sëmundje e rrezikshme te fëmijët, kujdes simptomat

Skarlatina është një sëmundje bakteriale që zhvillohet nga streptokoku i fytit. Ajo shkakton skuqje të ndezur që mbulojnë trupin, një dhimbje të fytit dhe temperaturë të lartë. Kollitja ose teshtima përhap lehtësisht bakteret. Kjo është një sëmundje ngjitëse, kujdes nga prekja e gojës, hundës ose syve të dikujt që është i infektuar.
Është e rëndësishme për të gjithë prindërit të njohin simptomat në mënyrë që të marrin masa për fëmijët e tyre, nëse është e nevojshme. Për fat të mirë, sëmundja kontrollohet lehtësisht nga antibiotikët nëse zbulohet herët.

Simptomat e skarlatinës:
Një skuqje është simptoma më e zakonshme, zakonisht duket si një djegie nga dielli, por është e ashpër edhe të kruhet. Zakonisht shfaqet në gjoks dhe stomak para se të përhapet nëpër trup. Pjesët ku përthyhet lëkura (në sqetull, bërryla dhe gjunjë) janë veçanërisht të ndjeshëm. Skuqja shpesh kthehet në një ngjyrë të kuqe të thellë. Në përgjithësi, kjo simptomë zgjat dy deri në shtatë ditë. Siptoma të tjera janë:

Temperaturë 38.5° C
Ethe
Të dridhura
Dhimbje koke
Skuqje fyti dhe njolla të bardha ose të verdha
Bajame të enjtura
Të vjella dhe marrje mendsh
Gjëndra të fryra pas qafës
Lëkurë e zbehtë përqark buzëve
Gjuhë e bardhë me pika të kuqe (e njohur si gjuhë luleshtrydhe)

Udhëzime për prindërit:
Ethet e skarlatinës janë shumë ngjitëse. Nëse fëmija juaj është i sëmurë, mos e line në kontakt me njerëzit. Zvogëloni rrezikun e përhapjes së infeksionit duke larë duart shpesh. Udhëzoni fëmijën tuaj të mbulojë gojën kur kollitet dhe teshtin dhe t’i lajnë duart shpesh. Pritini thonjtë e fëmijës suaj për t’i parandaluar ata që të kruajnë pjesët e skuqura. Mbajini të hidratuar. Ndihmoni të mbajmë të gjithë të tjerët në shtëpi të shëndetshëm duke mos përdorur të njëjtët peshqirë. Dhe sigurisht, vizitoni një mjek, zakonisht një trajtim antibiotik është i përshtatshëm. Mos e ndaloni trajtimin deri sa të jetë bërë kurimi i plotë. Nëse sëmundja përparon pa antibiotikë, bakteret mund të përhapen në mëlçi, veshka, bajamet dhe sisteme të tjera në trup. Në raste të rralla, ethet e skarlatinës mund të çojnë në ethe reumatike, një gjendje serioze që ndikon në zemrën, nyjet, sistemin nervor dhe lëkurën.

Si të qetësoni dhimbjet apo shetësimet e skarlatinës në kushtë shtëpie:
1. Uthull molle
Ngrohni pak uthull molle edhe jepjani ta pijë fëmija. Përmbajtja acetike vret mikrobet dhe ndihmon në zbutjen e fytit të acaruar.
2. Bëni kujdes me ajrin mos të jetë i thatë
Për këtë ndihmojnë vajra esenciale si livando, eukalipt dhe nenexhik, që të parandaloni kollitjen te fëmija juaj, e cila është veçanërisht e dhimbshme kur keni fyt të acaruar.Burimi: familyshare
©gatuajshendetshem/a.c./

(Visited 267 times, 1 visits today)

You may also like...

Leave a Reply