Nëse keni më shumë se 5 vjet që pini duhan, ndaloni kollitjen me këtë përbërje!

Nëse pini duhan prej më shumë se 5 vjet ndoshta keni bronkit që ndiqet me kollitje. Kollitja e lidhur me pirjen e duhanit do të jetë e thatë, “e lagur” dhe do të sjellë gëlbazë në ngjyrë nga e qarta në të verdhë ose të gjelbër. Nëse nuk mund të lini cigaren, provoni këtë ilaç natyral për të parandaluar kollitjen. Kura është e thjeshtë dhe përbëhet nga qepë të verdhë, ujë, sheqer kafe, kurkuma dhe xhenxhefil.

Përbërësit:
400gr qepë
1 l ujë
400gr sheqer kaf
2 lugë kumin
1 rrënjë e vogël, xhenxhefil e qeruar

Përgatitja:
Në një tas vendosni ujin me sheqerin kaf dhe prisni që ai të shkrijë. Shtoni qepën e pastruar të copëtuar, shtoni rrënjë të pastër xhenxhefil dhe kuminin. Vendoseni përzierjen në zjarr dhe lereni të valojë. Kur fillon vlimi, ul temperaturën. Kur trestësira arrin në gjysmë, fikeni zjarrin dhe derdhe atë në një kavanoz. Lëreni për 2 orë në temperaturë dhome dhe pastaj vendoseni në frigorifer.

Përdorimi:
Merrni 2 lugë në mëngjes, në stomak bosh ose në mbrëmje 2 orë pas ngënies.

Burimi: Buildlifehealthy
©gatuajshendetshem/a.c./

(Visited 83 times, 1 visits today)

You may also like...

Leave a Reply