Mamaja tregon ‘vendimin e pamundur’ që iu desh të merrte me fëmijën e saj me sindromën Down

‘Zemra ime është e thyer plotësisht, por e di se kemi bërë zgjedhjen më të vështirë, më të keqe, por edhe të drejtë’

Në një mëngjes të qetë të dielën, mamaja mbërriti në spitalin e Campbelltown në Sydney, dhe filloi procesin e dhimbshëm dy ditor për të nxitur fëmijën e saj, një djalë që e quajti Max, i cili ishte lindur me sindromën Down.

Me pranimin e saj, ajo nuk e kishte kuptuar se të qenit më shumë se 16 javë shtatzene do të thoshte se ajo do të duhej te dorëzonte nje fëmijë.

Zgjedhja për të ndërprerë shtatzëninë e saj ishte
“Zgjedhja më e vështirë, më e keqja, por me e drejta”

Udhëtimi i tyre me i vështirë filloi kur mamaja mori rezultatet e saj Nuchal Translucency mbrapa.
Gëzimi i saj u kthye ne nje shqetesim gjatë skenarit të Nuchal Transparency.Ata u kthyen me një shans 1: 4 që foshnja e tyre të lindte me sindromën Down.

“Burri im dhe unë tashmë kemi tre fëmijë, dy nga marrëdhënia e tij e mëparshme dhe djali ynë. Ne jemi duke luftuar financiarisht.

“Ne luftojmë po ashtu emocionalisht me sfidat që paraqet një familje e përzier.

“Kur kuptova se isha shtatzënë përsëri,rastësisht ,u gezova por edhe u shqetesova njekohesisht”

“Ne gjithashtu mendonim se mos shkonte ndonje gje gabim ne lidhje me femijen,pasi unë jam 38 vjeç dhe rreziqet janë te mundshme”.”Ne të dy rame dakort që ta ndërprisnim shtatzëninë nëse do të dilte nje problem i tille.”

Megjithatë, kur dolen rezultatet problemi nuk ishte aq i thjeshte sa e kishin menduar ata.

“Ndërprerja e një shtatëzanie të sindromit Down është një situatë jashtëzakonisht e tmerrshme,” tha mamaja.

“Bebet e lindura me “Down Syndrome” mund të kenë një gamë të problemeve të rënda shëndetësore që do t’i vendose ata në ICU për pjesën e parë të jetës së tyre dhe në nje kujdes afatgjatë për gjithë jetën.
Nëna u përball me një vendim të tmerrshëm.

“Pas disa javësh brengosjeje, vendosëm të zbatonim vendimin tonë “.

Pas mbërritjes së foshnjes, ajo thotë: «Ai ishte i vogël , sa madhesia e një koteleje shumë të vogël, por e përsosur në të gjitha mënyrat, përveç syve të tij të gjerë dhe veshëve.

“Ne kaluam një kohë shumë të trishte dhe me zemër të thyer.”

Ata mendonin disa opsione se çfarë të bënin me trupin, por në fund, çifti vendosi të bënte pergatitjet e varrimit te tij.

“Zemra ime është e prishur plotësisht, por e di që kemi bërë zgjedhjen më të vështirë, më të keqe por me te drejten si per ne ashtu edhe per femijen “.

/©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

(Visited 1 times, 1 visits today)

You may also like...

Leave a Reply